• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Fatmir Xhafaj kritik ndaj vettingut: Komisionerë nga KPK e KPA kanë punuar me dy standarde

10/02/2022
in Politikë
0
Fatmir Xhafaj kritik ndaj vettingut: Komisionerë nga KPK e KPA kanë punuar me dy standarde

Edhe pse e vlerësoi procesin e vettingut, deputeti socialist Fatmir Xhafaj nuk i kurseu kritikat, kryesisht ndaj disa prej komisionerëve në KPK dhe KPA. Në fjalën e tij në Parlament, Xhafaj tha se disa prej tyre me mungesën e përgjegjësisë kanë cënuar procesin.

Por për këtë, Xhafaj bën fajtor të dyja palët, të majtë dhe të djathtë, që siç shprehet ai “duhet të skuqemi për zgjedhjet e gabuara që kemi bërë”. 

Xhafaj është shprehur se për disa zgjedhje duhet të ndihemi të turpëruar, ndaj duhet reflektuar dhe mbajtur përgjegjësi.

“Komisionerët kanë bërë një punë voluminozë në një presion, duke i njohur këto merita shumicës prej tyre në KPK, komisioneri publik dhe veçanërisht në KPA nuk kemi pse të mos pranojmë se disa ndër ta nuk e kanë merituar këtë përgjegjësi dhe me mungesën e ndershmërisë kanë kërcënuar vlerat e këtij procesi.

Ky është fakt. Ne të gjithë këtu të dy krahëve duhet të na bëjë që të skuqemi për zgjedhjet e gabuara që kemi bërë kur kemi shtypur butonin për ta. Gabim që e kemi bërë edhe me disa zgjedhje në KLP dhe KLGJ dhe që mesa po shoh edhe sot vështirë të ndahemi. Ne këtu, ju, kemi votuar për ta, i kemi zgjedhure, ndaj duhet të ndjehemi të turpëruar për disa nga zgjedhjet që kemi bërë. Duke njohur këtë përgjegjësi dhe duke reflektuar ne jemi të vërtetë me qasjen tonë ndaj këtij procesi dhe akoma më shumë i japim besueshmëri procesit”, tha Xhafaj.

Ai tha ndër të tjera se përgjegjësia për reformën në drejtësi i mbetet mazhorancës. Xhafaj vlerëson faktin shqetësues që për disa komisonerë për efekt hakmarrje e shantazhi janë iniciuar kallëzime penale, duke shtuar faktin që ONM duhet të luante një rol shumë më proaktiv në gjykimin e ndëshkimin e praktikave të tilla.

“Përgjegjësia kryesore e zbatimit të reformës në drejtësi na mbetet ne mazhorancës. Na besuan një mandat të tretë mes të tjerash dhe me shpresën se reformës do i shkohet deri në fund.

Kemi bërë shumë në këtë proces por lipset të bëjmë dhe më shumë me një vetting me ritëm më të lart, me integritet dhe objektivitet. Procesi ka shfaqur dhe probleme e dukuri që meritojnë vëmendje

Raportohet se ka probleme me ritmin, shpejtësinë për çështje prioritare me vonesa dhe zvarritje të qëllimshme për disa prej tyre.

Ashtu sic ka perceptime dhe akuza publike në disa raste për disa komisonerë të veçantë për cenim të paanshmërisë objektivitet për gjykimin me dy standarde, nënshtrim ndaj presioneve etj.

ONM mund e duhej të luante një rol shumë më proaktiv në gjykimin e ndëshkimin e praktikave të tilla.

E vlerësoj shqetësues faktin që për disa komisonerë për efekt hakmarrje e shantazhi janë inicuar kallëzime penale që mbahen prej muajsh pa veprime e tentohet të ndikohet në vendimmarrje të caktuara.

Iu kërkoj institucioneve përgjegjëse të monitorojnë këto praktika e të frenojnë praktika të tilla korruptive e abuzimi nga prokuror të veçante”, u shpreh nder te tjera Fatmir Xhafaj.

Tags: fatmir xhafajkpakpkvettingu
Previous Post

Sali Berisha dhe përkrahësit e tij deklarohen kundër zgjatjes së afatit të vetingut

Next Post

Arrestimi i gjeneralit italian/ Berisha: Është mik i Ëngjëll Agaçit, Antimafia po i afrohet Ramës

Related Posts

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

02/02/2023
Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

02/02/2023
Kuvendi sot në seancë plenare, deputetja e PD thërret në interpelancë Ministrin e Brendshëm

Sot Kuvend, Rama interpelancë me Alibeajn për çështjen e zyrtarit të FBI-së! Grupi Berishës kërkon mocion me debat pa limit kohor

02/02/2023
Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

01/02/2023
Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

01/02/2023
Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

01/02/2023
Next Post
Arrestimi i gjeneralit italian/ Berisha: Është mik i Ëngjëll Agaçit, Antimafia po i afrohet Ramës

Arrestimi i gjeneralit italian/ Berisha: Është mik i Ëngjëll Agaçit, Antimafia po i afrohet Ramës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • “REUTERS” NXJERR ÇMIMIN, JA PËR SA DOLLARË DO TA BLEJË BE NJË DOZË VAKSINE KUNDËR COVID-19

    COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kur do të rikthehen ditët me diell? Parashikimi i motit për javën

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.