SHBA- Epidemiologu amerikan Anthony Fauci ka deklaruar se imuniteti i tufës do të arrihet nëse vaksinohen 75 dhe në 89% të popullsisë. GoLocalProv shkruan se Fauci ka thënë se vetëm vaksinimi i popullsisë në masën 80% do të arrihet imuniteti i tufës. Fauci gjithashtu ka shkruar se vetëm kur të ulet në masë niveli i infeksionit, njerëzit do të mund të normalizohen. Në lidhje me variantet e Covid-it, Fauci tha se ato duhet që të mos përhapen në mënyrë që vaksinat të bëjnë punën e tyre.
“Ju duhet të vaksinoni 75% deri 85% të popullsisë, sepse nëse e bëni atë … ju merrni një ombrellë të imunitetit të tufës. Niveli i infeksionit do të ulet … atëherë ju mund të afroheni normalisht,: paralajmëroi Fauci.
Që nga fillimi i pandemisë deri tani në botë janë regjistruar 106,109,021 persona me Covid, ndërsa 2,313,575 të tjerë kanë humbur jetën.