Imunologu më i njohur amerikan, Anthony Fauci, një ndër ekspertët kryesorë të botës mbi këtë temë, deklaroi se ishte akoma shumë herët për të deklaruar fitoren kundër Covid-19 edhe pse në SHBA rastet vazhdojnë të bien duke arritur pragun më të ulët që nga qershori i kaluar.
“Nuk kemi pse të deklarojmë fitoren kaq shpejt, sepse kemi akoma shumë për të bërë”, theksoi Fauci tha në një intervistë për “The Guardian”.
“Sa më shumë njerëz të vaksinohen në një komunitet, aq më i sigurt është komuniteti”, shtoi ai.
Në SHBA, rastet janë ulur me 53% nga fillimi i majit, sipas të dhënave nga universiteti ”Johns Hopkins”.