Eksperti i shëndetësisë Anthony Fauci, ka shprehu frikën e tij se më e keqja për sa i përket koronavirusit nuk ka ardhur akoma dhe pritet pas festave të fundvitit.
“Unë ndaj shqetësimin e Presidentit të zgjedhur Joe Biden se situata mund të përkeqësohet në javët e ardhshme,” ka thënë ai në një intervistë për CNN.
Ai tha me bindje se pas festave do të ketë një rritje drastike të infektimeve nga koronavirusi.
Në Shtetet e Bashkuara, vendi me numrin më të lartë të vdekjeve Covid-19 në botë, më shumë se 200,000 raste dhe më shumë se 3,000 vdekje janë raportuar çdo ditë për tre javët e fundit.
Fauci është pjesë e ekipit shëndetësor në Shtëpinë e Bardhë të cilët kujdesen për menaxhimin e situatës epidemiologjike në vend. Ai tha se do të vazhdojë me këshillimet edhe kundrejt presidentit të ri, pasi një rritje e infektimeve do të ishte fatale për kapacitetet spitalore dhe presioni mbi shëndetësinë i papërballueshëm.
SHBA është vendi i parë në botë që kryeson “listën e zezë” të infektimeve dhe viktimave nga koronavirusi. Qytetarët e SHBA-së aktualisht po vaksinohen me 2 vaksina anti-COVID të ndryshme, Pfizer dhe Moderna.
Numri i infektimeve në te gjithë botën që nga fillimi i pandemisë ka shkuar 81,150,518, ndërkohë numri i viktimave është 1,772,114