SHBA- Pentagoni pritet të bëjë të detyrueshme vaksinën Pfizer/BioNtech pas miratimit të plotë nga FDA. Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby bëri me dije se vaksina e Pfizer do të jetë me detyrim për të gjithë ushtarakët.
Pfizer është vaksina e parë kundër Covid19 e cila ka marrë statusin e plotë të një vaksine efektive kundër koronavirusit.
Që prej janarit, Pfizer kishte marrë një leje emergjence, por në bazë të të dhënave të përditësuara nga provat klinike, vaksina e BioNtech konsiderohet e sigurt dhe tashmë i ka kaluar të gjitha stadet e verifikimit.