Durrës- Ditën e sotme një fëmijë 16- muajsh ka ndërruar jetë nga COVID-19.
Bëhet me dije se fëmija me inicialet A.K nga Durrësi ka qenë i shtruar në reanimacion prej disa ditësh.
Nga Pediatria e QSUT është bërë me dije se janë 4 fëmijë të shtruar. Ndërkohë pak ditë më parë u njoftua se ndër të infektuarit me koronavirus, 10 fëmijë janë shtruar në pediatrinë Infektive në QSUT.