FIER– Nëna e 3-vjeçarit që u mbyt në kopshtit ka zbuluar si ka mësuar lajmin e trishtë se fëmija i saj kishte humbur jetën. Ajo thotë se është mashtruar nga punonjësit e kopështit dhe se ka qenë doktori që e ka njoftuar se djali i saj ka mbërritur i pajetë në spital.
“Më kanë marrë mua të parën në telefon dhe më kanë thënë është mbytur me litar të bluzës dhe më kanë thënë është në gjendje të mirë dhe është përmendur dhe kur unë kam vajtur në spital më kanë thënë është në sallë të operimit. Në momentin që unë u kam thënë pse është futur në sallën e operimit, doktori ka ardhur dhe më ka thënë se fëmija ka ardhur pa jetë”, tha nëna.
Mes lotëve, nëna thotë se kopshti është hapur.
“Sot ky kopshti është hapur, vetëm për shpirtin e atij engjëlli s’duhet ta kishte, kopshti është hapur, nuk dua asgjë tjetër vetëm të drejtën e djalit tim”, tha nëna.