Jonida Vokshi zbuloi në emisionin e mëngjesit “Wake up” se i kishin propozuar të prezantonte Festivalin e 59-të të Këngës, por tha duke qeshur se ishte duke e menduar. Megjithatë la të kuptohej se tashmë e kishte vendosur.
Mirëpo, prezantimi i festivalit nuk i është besuar vetëm Jonidës. Revista ‘Who’ ka zbuluar edhe tre emra të tjerë. Burime kanë thënë për revistën ‘Who’ se emrat që përfliten për të drejtuar festivalin e fundvitit do të jenë Jonida Vokshi, Gresa Pallaska, Blendi Salaj dhe Klea Huta.
Edicioni i 59-të i Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka publikuar listën e këngëve pjesëmarre, të cilat u zgjodhën nga juria e përbërë nga Alma Bektashi, Jonida Maliqi, Agim Doçi, Klodian Qafoku, Eugent Bushpepa, pasi ka dëgjuar të gjithë produksionet e mbërritura në RTSH, ka vendosur për 26 këngët pjesëmarrëse, me intepretuesit si më poshtë:
Peng- Devis Xherahu
Valixhja e kujtimeve- Orgesa Zaimi
Kush je ti dashuri- Festina Mejzini
E morën botën- Franc Koruni
Pendesë- Inis Neziri
Kam me t’ba me kajt- Sardi Strugaj
Më jep jetë- Gjergj Kaçinari
Nëse vdes- Durim Morina (Mirudi)
Tjerr- Evi Reçi
Vashëzo- Rosela Gjylbegu
Vallja e jetës- Klevis Bega (Kastro Ziso)
Do t’ja dal- Klinti Çollaku
Karma- Anxhela Peristeri
Si ajo- Wendi Mancaku
Ty- Fatos Shabani
Vajzë- Florent Abrashi
Njësoj- Enxhi Nasufi
Ajo vajza- Kamela Islamaj
Zjarri im- Era Rusi
Jo- Erikson Lloshi
Më mbron- Xhesika Polo
Ora e jetës- Manjola Nallbani
E lirë- Giliola Haveriku
Nënë- Viktor Tahiraj
Vendi im- Agim Poshka
Meteor- Stefan Marena