Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar një prej tenderave të Autoritetit të Aviacionit Civil për një drekë të zhvilluar mes 7 anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës. Berisha ka publikuar foton e menusë së kërkuar nga AAC, duke shtuar se tenderi përfshinte jo më pak se 13 pjata për secilin nga anëtarët.
“Derrat e kenaqur menu me 13 pjata! 13 pjata menuja e njërës prej qindra e mijëra drekave apo darkave te narkozyrtareve te narkoshtetit te Edvin Hajdutit! Lexoni menune! ps: Ata jane te frymezuar nga Edvin Hajduti qe shkon ne ëeekend ne Paris me avion ne dispozicion 150000 euro udhetimi narkoministra qe blejne vetura 100 milioneshe!,”- shkruan Berisha.