Pas prezantimit të tij zyrtarisht si futbollist i Paris Saint-Germain, ka ardhur edhe një reagim i Lionel Messit.
Me një postim në Facebook, messi shkruan se po fillon një fazë të re dhe do të punojë për të përmbushur objektivat e klubit.
“Filloj një fazë të re në jetën time dhe e bëj me gjithë motivimin dhe dëshirën për të vazhduar të mësoj çdo ditë. Do të punojmë për të përmbushur objektivat e PSG” – shkroi Messi.