• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Finale historike/ Sytë nga Tokio, Luiza Gega mbyll sot garat për Shqipërinë

04/08/2021
in Sport
0
Finale historike/ Sytë nga Tokio, Luiza Gega mbyll sot garat për Shqipërinë

E gjithë Shqipëria sot është me sy e zemër te Luiza Gega. Atletja kuqezi do të zbresë në pistën e stadiumit të Tokios për finalen e madhe në garën e 3000 metrave me pengesa, teksa starti do të mbahet në 13:00 me orën e Shqipërisë. Bëhet fjalë për një event historik për atletikën tonë, pasi për herë të parë një atlete nga Shqipëria do të marrë pjesë në finalen e Lojërave Olimpike.

Luiza Gega arriti të siguronte një vend mes 15 atleteve më të mira të botës, falë një paraqitjeje të shkëlqyer të bërë në kualifikuese. 32-vjeçarja regjistroi kohën 9.23.85, duke u pozicionuar e pesta në baterinë 2 dhe e 11-ta në renditjen e përgjithshme, në një garë ku konkurruan 41 atlete.

Kujtojmë se kualifikimi për në finale ishte edhe objektivi kryesor që kishte Luiza Gega për në “Tokio 2020”. Megjithatë, edhe pse e ka përmbushur me sukses misionin e saj, atletja kuqezi nuk kërkon të ndalet, ndërsa tashmë ka në shënjestër thyerjen e rekordit kombëtar, gjë që do t’i jepte një pozicionim mjaft të mirë në finale. Këtë atletja e konfirmoi edhe në një prononcim të dhënë për “Panorama Sport”, pas kualifikueseve.

“Di të them vetëm që do të jap maksimumin tim në finale dhe dua të vendos një rekord të ri pikërisht në Olimpiadë. Ky është edhe synimi im kryesor, që rekordi im i ri të shkruhet këtu në Tokio. Do të përpiqem shumë fort që t’ia arrij dhe uroj që t’ia dal. Nëse ia dal të vendos rekord, do të mundësonte edhe një pozicionim të mirë në finale, aty ku uroj të futem në top-10. Këto janë synimet e mia dhe besoj që janë të arritshme. Gjithmonë mundohem të them gjëra që vërtet mund t’i arrij, sepse nuk dua të zhgënjej qoftë veten time dhe askënd, por mendoj që top-10 është e arritshme”, tha ndër të tjera Luiza Gega, e cila është atletja më e mirë që ka pasur ndonjëherë Shqipëria, gjë që e dëshmojnë qartë rezultatet e saj të jashtëzakonshme.

Rekordi kombëtar që mbahet nga Gega në garën e 3000 metrave me pengesa është 9:19.93, rezultat të cilin atletja e shënoi në Kampionatin Botëror të Dohas në vitin 2019, aty ku u rendit në vend të nëntë.

Tags: albanewslojrat olimpikeluiza gega
Previous Post

Basha: Dështim në përballjen me emergjencën e zjarreve. Edi Rama përdor helikopterin e ushtrisë për udhëtimet e tij

Next Post

Shënohet viktima e parë nga zjarret në Kosovë

Related Posts

Granit Xhaka vlerësohet si ‘Futbollisti më i mirë në Zvicër’

Granit Xhaka vlerësohet si ‘Futbollisti më i mirë në Zvicër’

28/01/2023
Përballja Ronaldo- Messi, kjo është shuma që do të fitojë PSG nga miqësorja me Arabinë Saudite

Përballja Ronaldo- Messi, kjo është shuma që do të fitojë PSG nga miqësorja me Arabinë Saudite

17/01/2023
Brenda ‘kështjellës’ marramendëse ku po qëndron Ronaldo dhe familja e tij në Arabinë Saudite

Brenda ‘kështjellës’ marramendëse ku po qëndron Ronaldo dhe familja e tij në Arabinë Saudite

14/01/2023
Kombëtarja shqiptare me trajner të ri, prezantohet sot braziliani Sylvinho

Kombëtarja shqiptare me trajner të ri, prezantohet sot braziliani Sylvinho

09/01/2023
Real Madrid gati ‘të thyejë’ merkaton, përgatit 1 miliard euro për Kylian Mbappe

Pas Botërorit, rikthehet futbolli europian

31/12/2022
Messi, Ronaldo dhe klubi i Santos mesazhe ngushëllimi për Pele! E gjithë bota e futbollit në zi

Messi, Ronaldo dhe klubi i Santos mesazhe ngushëllimi për Pele! E gjithë bota e futbollit në zi

30/12/2022
Next Post
Foto ilustruese

Shënohet viktima e parë nga zjarret në Kosovë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • 24 mars 1999/ 22 vite nga bombardimet e NATO-s në Jugosllavi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sulltan Nevruzi: Pse është ditë e shenjtë, si festohet dhe çfarë duhet të dini?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.