Sonte në mbrëmje do të zhvillohet finalja e madhe e Ligës së Konferencës midis Romës dhe Fejnordit në stadiumin “Air Albania”, në Tiranë. Ky kompeticion u krijua vetëm 10 muaj më parë dhe kryeqyteti shqiptar pati fatin që ta priste e para finalen e një evenimenti të tillë.
Njëra nga ekipet do të mund ta fitojë trofeun, por nga ana financiare do të përfitojnë të dyja. Fituesi i Ligës së Konferencës do të përfitojë 5 milionë euro, ndërsa skuadra tjetër finaliste e cila do të shpallet nënkampione, 3 milionë euro. Prej vitesh, Roma dhe Fejnordi nuk kanë fituar një trofe europian dhe finalja në Tiranë do shfrytëzohet nga të dyja ekipet për të shkruar historinë në këtë kompeticion.