Finlanda do të vendosë rreth aplikimit për anëtarësimin në NATO më 12 maj, sipas gazetës vendase Iltalehti e cila ka cituar burime qeveritare.
Vendimi do të merret nëpërmjet dy hapave atë ditë, shkruan agjencia e lajmeve Reuters. Fillimisht presidenti finlandez, Sauli Niinisto do të njoftojë miratimin e tij për t’iu bashkuar aleancës, e ndjekur nga aprovimi i grupeve parlamentare. Më 12 maj, komisionet e ndryshme parlamentare kanë vendosur të diskutojnë raportin e politikës së jashtme dhe të sigurisë.
Agresioni rus në Ukrainë, ka shtyrë Finlandën dhe Suedinë që të marrin në konsideratë anëtarësimin e tyre në NATO. Ndërsa, Rusia ka paralajmëruar pasoja për NATO-n nëse lejon anëtarësimin e Finlandës dhe të Suedisë.