• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

“Flaka u bë e madhe, u thye një neon i vjetër” Zbardhet dëshmia e magazinierit: Arjani na tha të dilnim jashtë…

30/03/2021
in Aktualitet
0
Ndërroi jetë në magazinë mes flakësh, Arjan Sala shpallet “Dëshmor i Atdheut”

Tiranë- Personat e parë që kanë konstatuar zjarrin në magazinën ku humbi jetën 32-vjeçari, Arjan Sala, janë dy punonjës, të cilët po prisnin një kamion me mallra që do të vinte dhe do ta shkarkonin aty.

Por ata konstatuan tymin që dilte nga grilat e katit nëntokë dhe nxituan të fiknin zjarrin me bombol. Megjithatë, të rrezikuar nga asfiksia, ata dolën me vrap jashtë. Në atë moment, vunë re një person të sigurisë së brendshme, i cili rezulton të jetë i ndjeri Arjan Sala, teksa po hynte në magazinë me një bombol të madhe në krah dhe që prej atij momenti nuk e kanë parë më duke dalë. Magazinieri Ndriçim Kasa ka sqaruar para grupit hetimor se shkak i zjarrit ka qenë një dritë neoni i vjetër, ndërsa thekson se kolegu që kishte kamerat në telefon i njoftoi menjëherë se kishte rënë zjarr.

“Kolegu që ka kamerat në telefon na njoftoi se në magazinë ka rënë zjarr, pasi kishte parë kamerat nga telefoni. Në këtë moment, zbritëm, pamë se po dilte tym dhe flakë në qendër të magazinës. Në këto kushte, morëm dy bombola fikës zjarri që ishin në magazinë dhe u munduam të shuanim zjarrin, por gjatë shuarjes, flaka u bë më e madhe dhe u thye një neon. Pastaj u mbush gjithë ambienti në tym e flakë dhe ne dolëm jashtë. Duke dalë nga magazina pamë një person që hyri me një bombol të madhe zjarri për shuarje. Personin nuk e njihnin, por pamë që ishte punonjës i brendshëm i sigurisë me kostum blu dhe këmishë. Unë dyshoj se zjarri mund të jetë shkaktuar nga energjia elektrike neone pasi kanë qenë të vjetra. Ne nuk e kishim stakuar energjinë elektrike pasi do të ktheheshim përsëri në magazinë për të shkarkuar mallin që do të vinte. Në ambientet e punës, absolutisht nuk lejohet cigarja dhe asnjë punëtor nuk pi cigare brenda magazinës”, ka deklaruar magazinieri Ndriçim Kasa, në dosjen e hetimit. Sipas dosjes hetimore, administratori A. H., i cili kishte me qira magazinën që u përfshi nga zjarri ka deklaruar se nuk ka qenë prezent në momentin e ngjarjes dhe është njoftuar nga punonjësit e tij.

Sa i përket masave të sigurisë në raste zjarri, ai ia la përgjegjësinë qiradhënësit duke thënë se në magazinë kanë qenë të montuara një numër i konsiderueshëm bombolash kundër zjarrit. Gjithashtu shton se vetë ai ka vendosur një bombol të madhe të lëvizshme, të cilën e ka marrë me qira dhe e ka vendosur në ambientet e magazinës. Ndërkohë, pronari i qendrës, Pëllumb Alimadhi, i cili është edhe qiradhënësi i magazinës nuk ka dhënë detaje për ngjarjen pasi ishte i rënduar psikologjikisht dhe ka kërkuar një kohë tjetër që do të pyetet. Grupi i hetimit thotë se pritet të përcaktohet nëse mungonin pajisjet kundër zjarrit për menaxhimin e flakëve që u vunë nën kontroll pas 3 ditësh dhe u nxor trupi i pajetë i Arjan Salës.

Arjan Sala ishte jashtë qendrës tregtare pasditen e së mërkurës, para se në magazinën që ndodhet në katin e nëndheshëm të saj të niste zjarri. Ai ishte në shoqërinë e dy miqve të tij, Gentian Goga dhe Armand Abazaj, në kohën kur u dha njoftimi për zjarrin që kishte rënë aty. Të tre punonjës sigurie, Sala përgjegjës, janë drejtuar për te magazina që ishte në flakë, në mënyrë që t’u vinin në ndihmë personave të tjerë që mund të ishin brenda. Megjithëse u shpëtuan shumë jetë, nga vetë Arjan Sala, ai vetë nuk mundi të dilte i gjallë nga aty. Shokët e tij kanë treguar se si Arjani u fut mes tymit e flakëve, aty ku dukej se ishte vatra kryesore, me një bombol në dorë dhe nuk doli më kurrë. Me lotët që mezi i mban, Armand Abazaj tregon momentin e fundit kur e pa Arjanin të gjallë. Ai thotë se e pa kur po futej mes tymit të dendur dhe nuk mundi kurrë t’i jepte ndihmë.

“Ne u futëm të tre që të shpëtonin sa më shumë njerëz që të ishte e mundur. Arjani na tha të dilnim, ndërsa vetë u fut brenda bashkë me një bombol”, tregon Abazaj. Ai nuk e mban mend me saktësi se sa vetë ndodheshin aty kur Arjan Sala u tha që të dilnin jashtë, megjithatë tregon se ai arriti t’i shpëtonte të gjithë, por vetë nuk ia doli dot. Dy miqtë e Arjan Salës, që ishin edhe personat e fundit që e panë të gjallë, kanë treguar momentet e tensionit kur mësuan për zjarrin dhe se si 32- vjeçari u fut mes flakëve, për t’u ardhur në ndihmë njerëzve që ishin brenda.

Tags: albanewsarjan saladeshmia e magazinieritzjarri tek casaitalia
Previous Post

EMRAT/ Përplasën mjetin e policisë dhe tentuan të largohen me kanabis në makinë, arrestohen të rinjtë në Berat

Next Post

Gjykata jep vendimin për 20-vjeçarin që abuzoi seksualisht me gruan me aftësi të kufizuara dhe e la shtatzëne

Related Posts

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

01/02/2023
Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

01/02/2023
Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

01/02/2023
Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

27/01/2023
U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

26/01/2023
Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

26/01/2023
Next Post
Dyshohet se përdhunoi një grua, ndalohet 35-vjeçari në Lushnje

Gjykata jep vendimin për 20-vjeçarin që abuzoi seksualisht me gruan me aftësi të kufizuara dhe e la shtatzëne

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Eleni Foureira i thotë “PO” ish- futbollistit të famshëm që jeton në Arabinë Saudite

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.