Shërbimet zjarrfikëse kanë vijuar ndërhyrjet për izolimin e vatrave të zjarrit në Qafë Kumbull.
Flakët janë përhapur pranë fshatit të Surrojit në Kukës. Ndërkohë tymi i vatrës së zjarrit në fshatin Trull, ka mbuluar malin e Gjallicës.
Zjarrfikësit kanë ndërhyrë nga toka, ndërsa me mbërritjen e helikopterit po vijon ndërhyrja edhe nga ajri për të bërë të mundur neutralizimin e flakëve.