Personat që ndodheshin brenda lokalit që u sulmua me armë zjarri kanë treguar reagimin e tyre të parë pasi dëgjuan krismat. Të pyetur nga efektivët, klientët janë shprehur se janë shtrirë direkt në tokë që të mbronin veten.
“U shtrimë në tokë sapo dëgjuam krismat,”– thanë ata. Dosja.al ka mësuar se lokali që u sulmua me armë zjarri është në pronësi të dy vëllezërve, Nikollë dhe Alfred Pjetri. I pari ka qenë administrator i njësisë Rrethina, ndërsa i dyti është me detyrë efektiv policie.
Ngjarja u raportua mbrëmjen e sotme. Breshëri plumbash vërshuan në drejtim të lokalit në afërsi të rrethrrotullimit të ‘5 heronjve të Vigut’, ngjarje që fatmirësisht nuk la të plagosur. Policia po kreh zonën dhe është vënë në kërkim të autorëve. Motivi mbetet i paqartë.