• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Flet Fatos Nano/ Momenti i vështirë si kryeministër kur më lanë vetëm

05/02/2021
in Politikë
0
Flet Fatos Nano/ Momenti i vështirë si kryeministër kur më lanë vetëm

“Në thelb është e vërtetë që një drejtues ështe vetem ne vendime te mëdha. Sepse Kryeministri ose drejtuesi i një mazhorance qeverisëse ka barrën dhe peshën e sëpatës së fundit. Sado të konsultohesh, sado të jesh i hapur për të dëgjuar mendimet e të tjerëve, goditjen e fundit do ta japësh vetë.

Ndërkohë, askush nga të tjerët, veçanërisht në kushtet e një shoqërie tradicionale siç kemi qenë ne, nuk e ka përgjegjësinë për të qenë këmbëngulës që ai e ka gjetur zgjidhjen e vërtetë. Nuk është këmbëngulës sepse nuk e ndjen përgjegjësinë e liderit. Prandaj në momentet e fundit duhet ta ndash vetë thellësinë e veprimit, gjerësinë e shtrirjes dhe impaktin duke përfshirë dhe të pakënaqurit që do krijosh afër teje.

Domethënë unë praktikisht kam qenë në zyrën e Kryeministrit të Shqipërisë deri në 2005, pothuajse çdo 4 vjet. Që do të thotë 2-3 herët e para unë nuk kam arritur të shpalos programin. Ishin kohë emergjencash, ishin konflikte të nxitura nga palët politike, opozita ishte shumë pak operuese, ishte agresive, dhe mua më duhej të zhvendosesha nga kontrolli i një përpjekje për të shpërthyer burgun e Tiranës, siç ndodhi në Mars ’98, tek ndjekja e situatës në brigadën ushtarake të Shkodrës ku kishin sulmuar për të rrëmbyer armët, për të vjedhur armët. Dhe do thuash kur ngele vetëm?

Në momentin që unë dhe Ndre Legisi, që ishte Sekretar i Shtetit, po komunikonim pandërprerë telefonikisht për evolucionin e situatës dhe masat që duhet të merrnim, ishte e nevojshme të prisnim sepse Forca e Ndërhyrjes së Shpejtë ishin në Shkodër dhe u duheshin 2 orë që të vinin nga Shkodra në Tiranë dhe midis tyre ishin specialistë që e njihnin planimetrinë e burgut, kishin hyrë nga sipër, dinin ta kontrollonin situatën në revoltë etj.

Nga ora 9 e asaj mbrëmje, në një nga telefonatat me Ndrekën, më thotë Neritani iku, ministri. Si iku, i them unë? Më dorëzoi telefonin dhe më tha ika unë se ra shteti. Dhe iku vërtetë! Iku në shtëpi. Dhe unë vazhdova me Ndrekën deri sa me ndihmën e radio Kohës e Arian Çanit, bëmë një fushatë diversioni pozitiv në mesin e të rebeluarëve, dhe i ndamë shapin nga sheqeri. Arritëm ta kontrollonim deri sa u kthyen forcat speciale nga Shkodra. Dhe sa kisha rënë të fle në 5 të mëngjesit, më merr ministri Neritani dhe më thotë e zgjidhëm ne situatën. Në raste të tilla ngelesh vetëm. Sepse niveli i përgjegjësisë që i takon Kryeministrit, nuk e merr askush tjetër.” – tha Nano në emisionin “Opinion”.

Tags: fatos nanorikthimi i fatos nanos
Previous Post

BE mesazh politikës në vend: Kandidatët të jenë me integritet, duhet një fushatë cilësore dhe pa sulme provokuese

Next Post

Fatos Nano sulmon fort Ilir Metën: Ka të 7 mëkatet e Biblës

Related Posts

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

02/02/2023
Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

02/02/2023
Kuvendi sot në seancë plenare, deputetja e PD thërret në interpelancë Ministrin e Brendshëm

Sot Kuvend, Rama interpelancë me Alibeajn për çështjen e zyrtarit të FBI-së! Grupi Berishës kërkon mocion me debat pa limit kohor

02/02/2023
Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

01/02/2023
Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

01/02/2023
Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

01/02/2023
Next Post
Fatos Nano sulmon fort Ilir Metën: Ka të 7 mëkatet e Biblës

Fatos Nano sulmon fort Ilir Metën: Ka të 7 mëkatet e Biblës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Admir Mulaj, vëllai i Natasha Mulajt

    Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Koleksioni i vizatimeve rrëqethëse të vitit 1946, tmerri i Luftës së Dytë Botërore përmes syve të fëmijëve

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ARTAN LAME LË NË BALTË SOCIALISTËT, NUK FIRMOS PËR DOSJET E NXEHTA TË PRONAVE/ SAJESA E INFEKTIMIT ME COVID QË I DOLI “HUQ”

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.