• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Flet Pëllumb Pipero: Pse u infektova pas vaksinës dhe çfarë më bëri të vuaj më shumë

17/02/2021
in Aktualitet
0
Flet Pëllumb Pipero: Pse u infektova pas vaksinës dhe çfarë më bëri të vuaj më shumë

Dy javë pasi mori dozën e parë të vaksinës, çuditërisht, mjeku i njohur infeksionist Pëllumb Pipero, rezultoi pozitiv ndaj Sars-Cov-2.

Në një rrëfim për Top Story, ai e konsideron si betejën më të vështirë përballjen me covid 19. Mjeku Pipero është i vetmi rast i infektuar në vendin tonë, pasi ka bërë dozën e parë të vaksinës anticovid.

“Ishte një nga betejat më të vështira të jetës time. Ato pyetjet: po sikur? Po sikur? Aq më tepër që kjo sëmundje ka ende shumë të panjohura. Sëmundjen e kalova në shtëpi me mjekime të cilat mund të aplikohen në kushte shtëpie me ndihmën e infermierëve se një pjesë e trajtimit ishte me injeksione veçanërisht me ato që në gjuhën e popullit quhen hollues gjaku” u shpreh infeksionisti, Pëllumb Pipero.

Megjithëse kaloi një formë të lehtë deri në mesatare të sëmundjes dhe simptoma më e rëndë ishte prekja deri në 35% e mushkërisë, ai rrëfen se sfida e vërtetë dhe me e veshtira ishte perballja me ankthin, per te cilin ka marre terapi specifike.

“Nuk është e lehtë të gjesh sekretin e luftimit të stresit unë personalisht nuk e gjeta pata një javë ankth dhe pagjumësi, përgjithësisht ne rekomandojmë qetsues të gjithë pacientëve edhe vetes time edhe kolegët më rekomanuan. Është e domosdoshme që pagjumësi dhe ankthin ta mjekojmë pra nuk duhet të kemi frikë ta mjekojmë sepse është e domosdoshme që gjatë kësaj periudhe të flesh sa më gjat dhe i qetë. Ankthi nuk ikën me fjalë por duhet mjekuar” u shpreh Pipero.

Për të, sëmundja iu shfaq në një moment krejt të papritur, por e konsideron veten me fat që kishte bërë dozën e parë të vaksinës, e cila kish nisur prodhimin e antitrupave. Ndërsa aktualisht është në pritje të marrë dozën e dytë të vaksinës.

“Isha shumë i suprizuar se kishim kaluar më shumë se 1 vit nga fillimi i pandemisë isha me fat që isha i painfektuar dhe arrita të vaksinohem dhe pas 2 javësh rezultova pozitiv me Covid -19 besoj falë saj e kalova më lehetë sepse kishte filluar prodhimi i antitrupave te cilat stimulohen nga vaksina edhe pse ishte doza e pare” u shpreh infeksionisti.

21 ditë pasi u infektua, dje veshi për herë të parë bluzën e bardhë për t’u rikthyer sërish në pavijon, rikthim i cili do të jetë i plotë vetëm javës që vjen. Por rikthimi për të nuk ishte aspak i këndshëm, referuar shifrave të larta të të infektuarve dhe të shtruarve, përfshirë këtu edhe rastet fatale ndër të rinjtë. Spitalet covid po shkojnë drejt ezaurimit të kapacieteve, ndërsa ministria e Shëndetësisë aktivizoi dje skenarin e parë duke përfshirë edhe spitalet rajonale në trajtimin e covid.

“Moshat e reja kanë filluar të përgjigjen më keq sepse bëjnë hiperimun janë më imun më të fuqishëm. Studimet e fundit tregojnë se këto antikorpet imune që mundësojnë që organizmi të bëj një sëmundje autoimmune në vetvete dhe të përgjigjet më egër kjo është tipike te moshat e reja dhe shpresoj që fundi Prillit të na gjejë me numër shumë të kufizuar infektimesh” u shpreh Pipero.

Sipas Piperos, shpresat janë tek vaksinimi dhe imuniteti natyror që sipas tij, do të na çojnë drejt fundit të pandemisë. Por për këtë duhet të presim fundin e 2021-it. Pas kësaj beteje personale, ai ka një këshillë për të gjithë ata që infektohen nga covid.

“Të mos kalojmë nga një mjek tek një tjetër sepse nuk është njëlloj është tjetër gjë të fillosh sëmundjen nga fillimi dhe tjetër gjë ta fillosh me dike dhe ta mbarosh me dike tjetër, kështu nuk përfitojmë perkundrazi humbasim” u shpreh infeksionisti, Pëllumb Pipero. /TCH

Tags: covid 19infektimipellumb piperovaksina
Previous Post

Dita nis me kthjellime, por temperatura në -11°C, pasditja risjellë vranësirat/ Parashikimi i motit për këtë të mërkurë

Next Post

QSUT hap garën për blerjen e 10 mijë litrave oksigjen, duhet për të sëmurët e shtruar në spitalin Covid-4

Related Posts

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

01/02/2023
Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

01/02/2023
Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

01/02/2023
Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

27/01/2023
U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

26/01/2023
Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

26/01/2023
Next Post
QSUT hap garën për blerjen e 10 mijë litrave oksigjen, duhet për të sëmurët e shtruar në spitalin Covid-4

QSUT hap garën për blerjen e 10 mijë litrave oksigjen, duhet për të sëmurët e shtruar në spitalin Covid-4

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Karantina për emigrantët që vijnë nga Greqia, Gjykata Administrative shpall moskompetencë

    Karantina për emigrantët që vijnë nga Greqia, Gjykata Administrative shpall moskompetencë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kurti në SHBA, Borell fton liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.