• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

“Flurona” ekziston vërtet, por mos u frikësoni, prekja e njëkohshme nga 2 viruse është e zakonshme

27/01/2022
in Botë
0
“Flurona” ekziston vërtet, por mos u frikësoni, prekja e njëkohshme nga 2 viruse është e zakonshme

Flurona nuk është ndonjë variant i ri i frikshëm i koronavirusit. Dhe nuk është as edhe një term zyrtar shkencor. Por fenomeni i “bashkë-infektimit” me gripin dhe koronavirusin është real, edhe pse për komunitetin e mjekëve nuk është aq befasues.

“Një person mund të infektohet me shumë viruse në të njëjtën kohë, ose me një virus dhe ndonjë lloj tjetër patogjeni, si bakteret ose parazitët. Kjo është një dukuri natyrore”- thotë Iabela Katadori, profesoreshë e asociuar e biologjisë në Universitetin Shtetëror të Pensilvanisë, SHBA. Kjo nuk do të thotë se është një zhvillim pozitiv. Gati 2 vjet më parë, kur studiuesit britanikë identifikuan disa nga rastet e para të gripit plus Covid-19, ata llogaritën se këta pacientë kishin 2 herë më shumë gjasa të vdisnin, sesa ata që ishin prekur vetëm nga Covid-19.

Deri më tani në këtë pandemi, këto infeksione të dyfishta duket se kanë qenë mjaft të rralla, sidomos dimrin e kaluar, kur shkalla e rasteve me gripit ishte jashtëzakonisht e ulët (një tendencë, që ekspertët e shpjegojnë me distancimin social).

Por teksa rastet e gripit janë sërish këtë dimër në rritje, mjekët thonë se kjo është një arsye më shumë se përse duhen marrë disa masa paraprake të arsyeshme. Së pari të dyja viruset transmetohen përmes ajrit, prandaj për të dyja rreziku mund të reduktohet duke shmangur hapësirat e mbushura me njerëz, të ajrosura dobët, si dhe duke mbajtur maska.

Dhe në të dyja rastet, ka në dispozicion vaksina efektive. Ashtu si çdo vit, vaksina e gripit të këtij sezoni nuk është ideale për të gjitha shtamet virale në qarkullim, por kjo nuk është arsye për të mos marrë një dozë, thotë Tomas Fekete, profesor në Shkollën e Mjekësisë në Universitetin Tempëll. “Çfarëdo që të bëni për të zvogëluar rrezikun tuaj, ato mbrojnë gjithashtu dhe njerëzit përreth jush. Të paktën 4 pacientë në Spitalin Universitar Tempëll kanë rezultuar pozitivë si për gripin e zakonshëm ashtu edhe ndaj Covid-19”- shton ai. Edhe zyrtarët e Spitalit Universitar Tomas Xheferson, konfirmojnë zbulimin e disa rasteve.

Me shumë mundësi, thotë Fekete, më shumë njerëz janë të infektuar me të dyja viruset jashtë mjedisit spitalor, por nuk janë identifikuar, pasi shumica e njerëzve me simptoma të frymëmarrjes nuk testohen për gripin e zakonshëm. Edhe pse infektimet me më shumë se një virus janë të zakonshme, detajet se si reagon sistemi ynë imunitar janë të ndërlikuara dhe varen nga faktorë të tillë si koha dhe llojet e viruseve.

Gjithsesi mos harroni se në thelb është fjala për një bashkë-infeksion. Gripi dhe koronavirusi janë lloje të ndryshme virusesh. Ato nuk mund të kombinohen në një lloj super-virusi,pasi secili përmban udhëzime gjenetike, që e lejojnë atë të bëjë kopje vetëm të vetvetes. Po si mund të infektoheni me të dyja viruset? Njëlloj siç infektoheni me vetëm një virus, nëpërmjet ekspozimit. Në rast se një person ndodhet në një vend ku qarkullojnë viruset – domethënë në çdo vend ku janë të pranishëm njerëz të tjerë, atëherë dy ose më shumë viruse mund të shkaktojnë infeksion në të njëjtën kohë.

Në mënyrë ideale, kur dikush ndihet i sëmurë qëndron në shtëpi, duke e reduktuar kështu rrezikun e infektimit me një virus të dytë. Por viruset kanë periudha inkubacioni, duke u shumuar për një ditë ose më shumë brenda trupit, përpara se personi të fillojë të ndihet i sëmurë.

Sidomos Covid-19 ka një periudhë të gjatë para-simptomatike, deri në 4 ditë, ndonëse varianti Omicron duket se i shfaq më shpejt shenjat. Këto viruse të frymëmarrjes hyjnë zakonisht në trupin e njeriut përmes rrugëve të hundës. Shpesh, ato bllokohen në mukus, që më pas tërhiqet dhe shpërndahet në mënyrë të padëmshme në stomak.

Por kur arrijnë të lidhen me qelizat në rrugët e frymëmarrjes, viruset depërtojnë në membranën qelizore, marrin nën kontroll makinerinë e saj të brendshme, dhe fillojnë të kopjojnë veten e tyre. Këtu nis edhe infeksioni. Por a do t’ju sëmurë më shumë Flurona?

Ekspertët thonë se nëse personi është me fat, përgjigja imune ndaj pushtuesit të parë mund të ndihmojë në mbrojtjen kundër të dytit. Kjo sepse linja e parë e mbrojtjes në sistemin imunitar, e quajtur përgjigja e lindur, është jo-specifike, pra nuk i është përshtatur ndonjë lloj virusi specifik. Qelizat e infektuara reagojnë duke prodhuar proteina antivirale të quajtura interferone, ndër mesin e armëve të tjera, dhe interferonet që ndihmojnë në largimin e një lloji virusi, do të ndihmojnë në përgjithësi në largimin e një tjetri.

Kjo nuk do të thotë se është një ide e mirë të marrësh me qellim një infeksion të dytë, pasi në shumë raste kjo gjë mund të përkeqësojë gjendjen shëndetësore. Ndikimi i një bashkë-infektimi, mund të jetë edhe më i keq, kur infeksioni i dytë është bakterial. Kjo pasi bakteret e kanë më të lehtë të depërtojnë në trupin e njeriut.

Atëherë çfarë duhet të bëni nëse keni “Flurona”? Shumica e njerëzve me këto 2 infeksione mund të mos e kuptojnë këtë gjë, pasi testimi jashtë spitaleve për gripin është i pazakontë. Gjithsesi rekomandohen ndjekja e këshillave të zakonshme:Qëndroni larg të tjerëve. Konsumoni shumë ujë. Telefononi mjekun tuaj, dhe kërkoni kujdes urgjent nëse ndjeni vështirësi në frymëmarrje. Mbi të gjitha, mos u frikësoni, sidomos nëse jeni vaksinuar kundër njërit virus ose të dyve. Ndërsa vaksina mund të mos ketë parandaluar infeksionin në rastin tuaj, ka shumë të ngjarë që ajo të parandalojë formën e rëndë të sëmundjeve./ (Nga Tom Avril – “Medicalxpress” – bota.al)

Tags: covid 19flurona
Previous Post

Apeli lë në fuqi vendimin për “El Chapo”-n, do vuajë dënimin me burgim të përjetshëm

Next Post

Moderna fillon provat klinike me një vaksinë të posaçme për variantin Omicron

Related Posts

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

28/01/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës: Do hetohet në gjendje të lirë!

26/01/2023
Next Post
Japonia gjen grimca të zeza brenda vaksinës Moderna kundër Covid-19

Moderna fillon provat klinike me një vaksinë të posaçme për variantin Omicron

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kur do të rikthehen ditët me diell? Parashikimi i motit për javën

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.