Një person ka humbur jetën në Cërrik si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur gjatë natës. Sipas policisë rreth orës 01:45 në aksin rrugor Gostimë- Mollas në fshatin Lumas makina tip “Audi” me drejtues R.H. 33 vjeç humbi kontrollin duke dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i “Audi”-it dhe është plagosur pasagjeri E.Q. 29 vjeç, banues në fshatin Floq, Cërrik i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia dhe mungesa e ndriçimit në rrugë.