Indi- Janë raportuar 40 viktima, pasi një autobus doli nga rruga dhe përfundoi në kanal në Indinë qendrore.
Sipas autoriteteve, gjashtë persona u shpëtuan nga automjeti, i cili kishte 46 pasagjerë, pavarësisht se kapaciteti i tij ishte për 34, raporton CTV News.
Ekipet e Shpëtimit nga Forca Shtetërore e Menaxhimit të Fatkeqësive gjetën 40 trupa dhe po kërkonin për pasagjerë të tjerë, tha Prokurori i Qarkut në Indinë Qendrore.