Tiranë- Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe bashkëshortja e tij Aurela Basha kanë zhvilluar homazhe në Pallatin e Kongreseve në nder të deputetit socialist Bashkim Fino, i cili ndërroi sot jetë nga Covid-19.
Homazhet për ish-kryeministrin dhe deputetin socialist po mbahen sot në Pallatin e Kongreseve nga ora 11:00 deri në orën 15:30.
Bashkim Fino do të përcillet për në banesën e fundit rreth orës 16:00.Pikërisht ditën e sotme Partia Socialiste dhe Partia Demokratike ndalën fushatën elektorale.
Kryedemokrati në “Twitter” shprehu ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Finos, duke shprehur bidnjen se kontributi i tij në politikën shqiptare do të vlerësohet gjithmonë si një zë i rëndësishëm për stabilitetit politik dhe shoqëror të vendit.