Identifikohet dora që tronditi të gjithë në foton që u kthye në simbol të masakrës në Bucha. Ajo është Irina, një vajze e re ëndrrat e të cilës u ndërprenë në mes nga lufta.
Imazhi i Irinës është zbuluar nga kryeredaktorja e një mediaje në Ukrainë, Katerina Sergatskova.
“Kjo është Iryna para se Rusia të vinte në tokën tonë. Ajo po mësonte grimin dhe kishte plane. Ajo jetonte në Bucha.
Kjo është dora e saj me manikyr në foton grafike që shumë prej jush e kanë parë. Rusët vranë Irynën dhe qindra njerëz si ajo. Vetëm sepse ishin ukrainas”, – shkroi ajo në Twitter. ©LAPSI.al