Tiranë- Pak minuta më parë kryeqyteti u trondit nga një atentat me silenciator pranë Piramidës, ku u ekzekutua biznesmeni nga Berati, i identifikuar si Behar (Sofia) Sulo , 65 vjeç me origjinë nga Lapardhaja Beratit banues në “Rrugën e Qelqit” Kombinat.
Viktima u qëllua me dy plumba që i morën jetën pa mbërritur në spital.
Informacion paraprak
Me datë 25.02.2021, rreth orës 09:00, në trotuar në afërsi të Piramadës është konstatuar nga sherbimet e Policisë shtetasi B. S., 66 vjeç, i shtrirë në tokë, dyshohet i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, i cili është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjeksore ku dhe ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, të cilat kanë rrethuar zonën, me qëllim kapjen e autorit. Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore dhe vijon puna nga grupi hetimor, për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.