Ky është efektivi i policisë që u vra aksidentalisht nga djali i tij 7-vjeçar, teksa luante bilardo.
Roland Bicerri u qëllua me një plumb të vetëm, duke ndërruar jetë pak më vonë në spital.
Ngjarja u regjistruar rreth orës 13:25, në rrugën “Shyqyri Brari”, pranë Kopshtit Zoologjik.
Policia e Tiranës sqaron se efekti u qëllua aksidentalisht nga djali i tij i mitur.
Grupi Hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Veprimet hetimore po kryhen nën drejtimin e Prokurorit, nga SHÇBA dhe strukturat hetimore të DVP Tiranë.