Vlorë- ABC News siguron foton e Anxhela Çapos , 23-vjeçares që ndërroi jetë mbrëmjen e kaluar në Vlorë pasi makina me të cilën udhëtonte doli nga rruga në aksin Vlorë-Fier dhe përfundoi në kanal.
Burime bëjnë me dije se automjeti është rrotulluar disa herë dhe për pasojë trupi i vajzës ka dalë nga makina disa metra larg saj. E plagosur nga ky aksident, ka mbetur Silvi Muha, 22 vjeçe, e cila dyshohet të ketë qenë pasagjere.Ajo është dërguar në spitalin e Vlorës në gjendje të rëndë për jetën.
Policia po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje, ndërsa nga verifikimet paraprake rezulton që shkak të jetë bërë shpejtësia dhe lagështira në rrugë.