Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka pritur në një takim Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.
Për shkak të pandemisë dhe masave anti-Covid, dy zyrtarët janë përshëndetuar me duar ne zemër, duke shmanguar takimin e zakonshem.
“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta pret në takim Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe delegacionin zyrtar, që e shoqëron”, thuhet ne njoftimin e Presidences.
Me heret Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen ka dhënë një mesazh të qartë për integrimin e Shqipërisë në BE.
“E kënaqur që fillova vizitën time në Ballkanin Perëndimor në Shqipëri. Mesazhi im është i qartë: e ardhmja e Shqipërisë është në BE. Komisioni Europian i qëndron fort këtij angazhimi. Me përparim të mirë në reformat në drejtësi, Shqipëria e ka bërë të qartë. Tani BE -ja duhet të bëjë të njëjtën gjë”, shkruan ajo.