Ledian Ceka, banues në lagjen “Skënderbe” në Elbasan, është 21-vjeçari që humbi jetën nga COVID-19 mbrëmjen e djeshme.
I riu nga ishte i shtruar të mërkurën në mbrëmje në Spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, ndërsa kishte edhe sëmundje bashkëshoqëruese. Mjekët e futën menjëherë në intubim por 21 vjeçari nuk mundi dot të mbijetojë.
Mësohet se 21-vjeçari, pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore në shtëpi, teksa ishte prekur nga Covid, është dërguar fillimisht në urgjencën e Elbasanit dhe më pas në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku edhe është vendosur menjëherë në intubim.
Por pavarësisht përpjekjeve, i riu nuk mundi ta fitojë betejën me koronavirusin. Ai mësohet gjithashtu se vuante nga sëmundje bashkëshoqëruese, konkretisht nga sëmundja e mushkërive.
Fatkeqësisht mbrëmjen e djeshme 21-vjeçari ka humbur jetën, ndërsa edhe pse ishte me sëmundje bashkëshoqëruese, ai u mjekua për disa ditë në shtëpi për Covid-19.
Gazeta Panorama ka siguruar foton e 21-vjeçarit Ledian Ceka.