Protesta që nisi në orën 16:30 para ambienteve të Ministrisë së Brendshme ka agravuar dhe të rinjtë tashmë janë shpërngulur para Kryeministrisë.
Teksa kërkojnë drejtësi për Klodian Rashën, i cili u vra nga një efektiv policie, protestuesit kanë djegur dhe rrëzuar pemën e Krishtlindjeve që ndodhet para këtij institucioni.
Në protestë nuk ka munguar edhe reperi Stresi, i cili u plagos lehtë pak më parë, por edhe motra e viktimës.