Pavarësisht se dyshimet për një shtatzëni të dytë kanë kohë që qarkullojnë në media, reperja e njohur Loredana Zefi nuk kishte dhënë asnjë sinjal në llogaritë e saj sociale për pritjen e ëmbël. Gjithçka e ka jetuar e shijuar në privatësi të plotë, madje të njëjtën gjë ka bërë edhe partneri i saj, Mozzik.
Vetëm sot, kur reperja zbuloi foton me beben në krahë, surpriza u zbulua. Menjëherë pas saj, edhe Mozzik ka postuar të njëjtën foto. Çifti janë bërë prindër për herë të dytë pa dhënë asnjë detaj më shumë.