LEZHE- Presidenti Ilir Meta e ka nisur të dielën nga Lezha. Dje, kreu i shtetit ishte në Dibër ku mori pjesë në një ceremoni për 110-vjetorin e Kongresit të Dibrës, ndërsa sot radhën e ka Lezha.
Meta pozon në foto me dy gishta lart dhe krahas fotos shkruan: Nga Dibra e Kastriotëve, në Lezhën e Besëlidhjes së Skënderbeut. Mirëmëngjes dhe të diel të mbarë për të gjithë!