Gruaja që shihni në foto është 47-vjeçarja që u gjet e vdekur sot në Malësinë e Madhe.
Ngjarja ndodhi në fshatin Bajzë të Malësisë së Madhe ku Violeta Gurraj u gjet e pajetë në banesën e saj. Sipas policisë djali i viktimës prej tre ditësh kërkonte të komunikonte me të ëmën por ajo nuk ia kishte hapur telefonin, çka ka bërë që ai të bënte denoncim në polici mbrëmjen e së dielës.
Paraditen e kësaj të hëne forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe pasi kanë thyer me forcë derën e banesës kanë gjetur brenda saj të pajetë 47-vjeçaren të mbuluar në gjak dhe shenja dhune në trup.
Fqinjët thanë se 47-vjeçarja prej kohesh vuante nga depresioni dhe se ka qenë në konflikte të vazhdueshme me familjarët e ish-bashkëshortit të saj, i cili mësohet se është vrarë para 10 vitesh në qendër të fshatit Bajzë. Më herët 47-vjeçarja është shoqëruar dy herë në polici për konflikte me fqinjët.
Marrë nga Balkanweb