Itali- Një gropë gjigande është hapur në parkimin e Spitalit Mare di Ponticelli, në periferinë lindore të Napolit. Si masë paraprake, spitali ku trajtohen pacientë me Covid-19 u evakuua, raportojnë mediat e huaja.
Sipas të dhënave paraprake, nuk raportohet për të vdekur dhe të plagosur, por disa makina të parkuar kanë përfunduar brenda në humnerë.