Vlorë- Mbrëmjen e djeshme u regjistrua një tentativë vjedhjeje me armë në fshatin Hadëraj të qytetit të Vlorës. Sipas burimeve nga policia e Vlorës, mbrëmjen e kaluar rreth orës 20:00 3 persona tentuan të vjedhin me armë banesën e shtetasit Fidel Çasushaj, por nuk kanë mundur pasi janë diktuar nga pronarët dhe janë larguar me nautomjetin tip “Benz”.
Pronarët e shtëpisë kanë denoncuar në polici 3 personat, të cilët ishin veshur si policë. Çaushaj ka rrëfyer se ata ishin larguar me shpejtësi, me automjetin tip benz me targa VL 55 12 C, dhe gjatë largimit kanë përfunduar në greminë.
Erdhën dhe na gjetën, i vunë pranga. Një natë para kishin vendosur pranga. Më kërkonin mua, mbrëmë ishin te unë, më pas të vëllai im. Sa hapa portën më dolën 2, më thanë jemi policia e shtetit. Ishin maskuar, kishin radio, njëri bënte kontroll, skisha çfarë t’ju bëja. Më goditën me qytën e pistoletës në faqe. Ishte ora 7 e ca e darkës. Djali iu qep me makinë mbrapa dhe ranë në greminë. Njëri është banor i zonës kurse tjetri nga një fshat i Selenicës. Ishin 4, njëri ishte shofer. Nuk e di çfarë i kanë marrë vëllait, kanë tromaksur fëmijët. Na vendosën pranga për 1 orë e gjysëm, derisa u mblodh i gjithë fshati. Shpëtuam se qëlluan në ajër.‘- u shpreh Fidel Caushaj për BalkanWeb.