Parkut arkeologjik të Amantias në Vlorë i shtohet një tjetër pasuri kombëtare. Bëhet fjalë për një varr të lashtë arkeologjik që daton në shekullin e 3 para erës sonë.
Varri është zbuluar pas 2 muajve e gjysmë gërmime nga një punë e DRKK Vlorë. Ai është zbuluar rastësisht nga banorët e zonës dhe më pas kanë nisur gërmimet ne të.
Në varr janë gjetur gjithashtu orendi të tjera si qeramika të vjetra të cilët janë ende në studim. Drejtuesi i DRKK Vlorë, Orgest Feimi shprehet se mendohet të ketë varre të tjera në zonë por për këtë priten të ketë gërmime te tjera. Mendohet të jenë edhe 9 varre të tjera në zonë të cilat do të punohet për gërmimin e tyre.