Gjermani- Toka ka qenë e ngrirë kur mjekja, Eneida Doko (34-vjeçe) ka hyrë në Mercedes-in e saj të ri të enjten në mbrëmje për të shkuar në shtëpi pasi vizitoi një mik. Specialistja e psikiatrisë ishte në detyrë mëngjesin tjetër dhe për këtë arsye ka përshpejtuar. Ora ka shënuar pak pas 23:00, shkruan BILD.
Eni ka humbur kontrollin e makinës së saj në Ammerländer Heerstrasse, ku ka goditur një trafik ndarëse dhe është përplasur me forcë me një shtyllë betoni. Sipas dëshmitarëve okularë, makina është ngritur dhe ka fluturuar nëpër ajër dhe është përplasur në tokë.
Banorë të zonës i kanë ardhur në ndihmë për ta mbajtur në jetë, por kur mbërriti në spital mjekja shqiptare humbi betejën. Ajo u nda nga jeta rreth orës 3 të mëngjesit.
“Ajo ishte një yll, shkëlqente, falte lumturi dhe dashuri kudo”, thotë bashkëshorti i saj Thorsten Wassermann, 48-vjeç për BILD. Mjeku dhe ajo kanë qenë çift për katër vjet. “Ne dëshironim të martoheshim, të kishim fëmijë…Ajo fliste rrjedhshëm pesë gjuhë dhe mësoi gjermanisht brenda një viti, por ishte gjithmonë e rëndësishme për të që t’’ju tregonte njerëzve për vendlindjen e saj: Shqipërinë, një vend ku familja ka rëndësi“.
“Ajo ishte një kolege e imja. Ajo ka ndihmuar shumë njerëz. Po shpërthente nga energjia e jetës … ”, shkruan miku i saj, Andreas T. në Facebook.
Ende po hetohet nëse shkaku i aksidentit ishte rrëshqitja, shpejtësia e tepërt ose të dyja.