Eshtrat e një prej gjeneralëve të preferuar të Napoleonit janë kthyer në Francë, dy vjet pasi u zbuluan në Rusinë perëndimore.
Skeleti me një këmbë i Charles-Etienne Gudin, u gjet në një park nën themelet e një dyshemeje kërcimi dhe identiteti i tij u konfirmua nga ADN-ja. Gudin,44 vjeçar, u godit nga një top në qytetin të Solmensk gjatë pushtimit francez të Rusisë në 1812. Ai vdiq tre ditë më vonë, por edhe pse zemra e tij u kthye në Francë për t’u varrosur, trupi i tij nuk u gjet kurrë.
Eshtrat e gjeneralit do të vendosen në muzeun kombëtar të Francës ku ai do të trajtohet si një hero kombëtar.
Trashgimia e Napoleonit vazhdon të jetë e diskutueshme në Francë, pasi shumë njerëz e shohin atë si një diktator që shkeli idetë e revulucionit francez, por ai shikohet gjithashtu një gjeneral i zoti i cili e ktheu Francën në një perandori të fuqishme.