Dyqanet me ajër të kondicionuar në të gjithë Francën do të duhet t’i mbajnë dyert e tyre të mbyllura ose rrezikojnë një gjobë prej 750 €. Agnès Pannier-Runacher, ministrja për tranzicionin ekologjik, tha se lënia e dyerve të hapura në vende me ajër të kondicionuar çon në “20% më shumë konsum të energjisë dhe … është absurde”. Një dekret që konfirmon vendimin do të dalë në ditët në vijim.
Energjia elektrike franceze është e lirë për shkak të përdorimit të energjisë bërthamore, që prodhon rreth 70% të nevojave të saj, por kriza e gazit rus e ka shtyrë presidentin Emmanuel Macron të kërkojë një program të reduktimit të konsumit të energjisë. Pikat e shitjes me pakicë, përfshirë supermarketet kryesore, kanë rënë dakord tashmë për një plan sipas të cilit ata do të fikin tabelat ndriçuese sapo dyqani të mbyllet dhe të zvogëlojnë sistematikisht intensitetin e ndriçimit.
Ndërsa qytetarët do të duhet të fikin wifi-n dhe televizorin kur janë larg dhe të fikin dritat në dhomat që nuk i përdorin.