Frika nga një përplasje e mundshme ka bërë që kryeministria të rrethohet nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Dosja.al ka vëzhguar në terren situatën e momenteve para nisjes së protestës që pritet të zhvillohet sot, ku kemi pikasur edhe autoblindat me ujë që qëndrojnë në gatishmëri në pedonale, pranë Ministrisë së Brendshme.
Situata deri më tani paraqitet e qetë, përveç disa shoqërimeve pa dhunë nga policia, të disa të rinjve që ndodheshin në Bulevard./Dosja.al