Tiranë- Në përditësimin e situatës epidemiologjike në vend, mjeku Tritan Kalo ka sqaruar publikisht se nuk fshihet numri i viktimave nga COVID-19 në vendin tonë.
“Sa i përket rasteve të humbjes së jetës në shtëpi i saktëson zyra e Gjendjes Civile. Po ju flas në lidhje me shërbimin në Covid 1. Kur plotësohet skeda e vdekjes plotësohen edhe arsyet pse vdes. Në këto raste nuk mund të krijohet asnjë artific.
Asnjë lloj falsifikimi dhe ndryshimi, problem është shkaku parësor dhe shkaku dytësor. Kur ka vdekje janë ndërlikimet që vijnë dhe shkaktojnë vdekjen përfshi këtu edhe Covid. Të marrim sëmundjet malinje të gjakut, kanë ndërruar jetë pacientë të tillë, por Covid ka qënë dytësor, të sëmurët me suficensë renale. Nuk ka asnjë ndërhyrje për ndryshimin e shkakut të vdekjes. Këto janë problematika që krijojnë një tymnajë e hedhin tym mbi punën e mjekëve dhe që nuk duhet ta lejojmë të ndodh kjo gjë“, u shpreh Kalo.