TIRANË– Kryeministri Edi Rama nuk e quan varësi furnizimin me grurë nga Serbia. Në takimin me importues dhe eksportues, Rama tha se vendit tonë nuk i mbeti puna që t’i shtrijmë dorën Serbisë.
‘Hapja e kanalit me Serbinë nuk është varësi, nuk na mbeti puna që të shtrijmë dorën. Është hapja e një kanali që ka ekzistuar prej 30 vitesh, Turqia sot, një vend super mik, të thotë nuk kam dhe mos më kërko, jo se na ka thënë ne po ia thotë të gjitha vendeve. është mundësia që ti të përfitosh nga marëdhënie të një tregu më të madh.’– deklaroi Rama.