Kryeministri Rama i është përgjigjur ish-Kryeministrit Berisha që e ka cilësuar hapjen e fushatës së socialistëve “si plakat e marsit”.
I ftuar në “Opinion”, Rama përballë gazetarëve sonte në orën 21:00 në Opinion. Të ftuar në studio: Andi Tela, Artan Hoxha, Blendi Salaj, Gerta Zaimi tha se Berisha vetë në fakt, e ruajti ‘ndenjësen e vet’ dhe nuk shkoi në mitingun e PD-së. Kryeministri shtoi se grumbullimet në fushatën e PD janë të rrezikshme për qytetarët dhe shëndetin e tyre dhe se Berisha e di mjaft mirë këtë gjë.
Nuk e ndoqa unë pjesëmarrjen, ishte në takim ky? Apo e ruajti ndenjësen e vet dhe nuk vajti atje? Sepse ai e di shumë mirë sepse vajtja atje në ato kushte, është e rrezikshme. Ky vajti atje apo vullkanin ja la atyre që vajtën dhe kush të digjet le të digjet në atë vullkan? Këto lloj grumbullimesh siç tregoi edhe dinamika në SHBA janë të rrezikshme për shëndetin e njerëzve,”- tha Rama.