Këshilli i Ministrave ka publikuar më datë 29 shtator vendimet e radhës të marra në mbledhjen e Qeverisë. Një ndër to lidhej me Kosovën, për programin e bashkëpunimit ndërkufitar IPA II, Shqipëri-Kosovë 2014-2020.
Por në këtë vendim Kosova nuk identifikohet me termin e saktë zyrtar “Republika e Kosovës”, por vetëm me emrin. Nuk dihet nëse është një lapsus nga shpejtësia, apo një gafë e rëndë diplomatike e bërë nga autoritetet përgjegjëse për publikimin e këtyre vendimeve në Shqipëri.
“Miratimin, në parim, të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave, Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Integrimit Evropian, dhe Komisionit Evropian, për programin e bashkëpunimit ndërkufitar IPA II, Shqipëri-Kosovë 2014-2020, alokimet për vitin 2020, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi”, – thuhet ndër të tjera në vendim.