Gjykata e Apelit Administrativ ka rrëzuar padinë e Eugen Papandiles kundër Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
KED e përjashtoi atë dy herë nga gara për në Gjykatën Kushtetuese.
Fillimisht, juristi e çoi përjashtimin e tij nga gara në Gjykatën e Apelit Administrativ, e cila shfuqizoi vendimin e KED-së për skualifikimin, duke e rikthyer në garë.
Por, më 23 nëntor, KED e përjashtoi sërish nga konkurrimi, duke theksuar se kandidati kishte mangësi ligjore për të garuar.
Papandile e çoi sërish vendimin në Gjykatë, por sot Apeli Administrativ e rrëzoi padinë e tij.
Për zëvendësimin e Besnik Muçit në Gjykatën Kushtetuese aktualisht janë dy kandidatë në garë, përkatësisht noterja Sonila Bejtja dhe avokatin Altin Binaj.