40 të dënuar kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri në një burg në Indonezi.
Zëdhënësja e departamentit të burgjeve, Rika Aprianti u shpreh se zjarri shpërtheu rreth orës 1 të mëngjesit të së mërkurës. Të burgosurit ishin ende duke u evakuuar nga burgu. Megjithatë, nuk konfirmoi se sa njerëz ishin të pranishëm kur shpërtheu zjarri.
Në këto ambiente dënimi qëndronin të burgosur që mbaheshin për vepra të lidhur me drogën.