Aktivisti dhe gazetari amerikan Jack Posobiec kërkoi që Partia Republikane ta hetojë çështjen e shpalljes “non-grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha nga Departamenti Amerikan i Shtetit në momentin kur Republikanët të marrin shumicën në Kongresin Amerikan. Në një mesazh të publikuar në “Twitter”, Posobiec e konsideron vendimin kundër ish-kryetarit të Partisë Demokratike si “listë Mekartiste”.
Në llogarinë e tij në “Twitter”, ai e shoqëron mesazhin me foton e kryeministrit Edi Rama dhe filantropistit George Soros, të cilët i konsideron bashkëpunëtore me Sekretarin e Shtetit Anthony Blinken në vendimin e ndalimit të hyrjes së Berishës në tokën amerikane.
36-vjeçari ka hedhur në llogarinë e tij dhe shkrimin e anëtarit republikan të Kongresit Amerikan Lee Zaldin në “The Washington Free Beacon”, i cili kritikon administratën e presidentit Joe Biden, pasi nuk kanë dhënë asnjë informacion në lidhje me shpalljen e Berishës “non-grata”, të cilin e çmon si mbështetës të përhershëm të Partisë Republikane Amerikane.
MESAZHI I JACK POSOBIEC
Shtoni këtë në listën e MkKartit të hetimeve kur Partia Republikane të kthehet në Shtëpinë e Bardhë, Blinken-Soros-Rama.