Gazetari Kastriot Myftaraj ka deklaruar se banesa e kryeministrit Rama është e pajisur me butona sekretë për hapjen e dyerve. Madje ai shkon dhe më tej kur thekson se ajo përmban më shumë gjëra nën tokë se sa mbi tokë, duke mos e specifikuar se çfarë.
“Ju thoni se vila e Ramës ka disa butona dhe disa gjëra të fanta-shkencës të ngjashme me filmat amerikanë të Hollyëood-it”, i tha drejtuesi i PolitikOn Alfred Lela publicistit Myftaraj.
“Në atë vilë më shumë gjëra ka nëntokë se sa mbi tokë. Shërbimet e fshehta merren me video, dihet si gjë. Gjyshi i kryeministrit ka qenë shofer i Ahmet Zogut, këtë e ka pranuar vetë ai dhe se gjyshja e tij ka qenë kameriere në oborrin e Zogut”, u përgjigj ai.