Gjatë një transmetimi live në televizion mund të ndodhin shumë gjëra të sikletshme për një gazetar. Së fundmi gjatë edicionit informativ në “News24”, gazetarit Edvin Peci pastruesja i është bërë pjesë e studios duke mos e ditur që ai ishte në transmetim.
Teksa Peci nisi raportimin pastruesja kaloi mbrapa tij me fshesën në duar. Gazetari vijoji transmetimin në mënyrë profesionale duke u sjellë sikur asgjë nuk kishte ndodhur.