Genta Ismajli zgjodhi t’i prezantojë botës bebushat pak muaj pas ardhjes së tyre në jetë. Pak orë më parë, këngëtarja postoi në llogarinë e saj të Instagramit foton e parë me binjakët.
” 22.02.2022. Bebushat tanë janë këtu, edhe më perfektë nga çfarë i kishim imagjinuar. Ivy dhe Icon.”- shkruan Genta.
Genta dhe partneri i saj Usta u bënë për herë të parë prindër i një djali dhe një vajze në janar të këtij viti. Dyshja u fejua në shkurt të 2020-ës, pas 5 muajsh lidhje dhe nuk pritën më gjatë për ta zgjeruar edhe më familjen e vogël.