Të jesh rezident në Bashkimin Evropian sjell shumë përfitime. Në shtetas i huaj me banim në një vend të BE-së gëzon përfitimet që ofron vendi që jeton, por edhe të shteteve të tjera të unionit.
Ndër të tjera, një banor i ndonjë prej vendeve të BE-së, ka të drejtë të udhëtojë lirshëm në të gjithë zonën Shengen pa kufij, pa pasur nevojë të paraqesë dokumente kur kalon nga një vend në tjetrin.
Schengen Visa Info ka listuar gjashtë vendet e Bashkimit Evropian, në të cilat mund të sigurohet më lehtë qëndrimi.about:blank
Austri
Ky shtet lëshon leje qëndrimi për qëllime bashkimi familjar, për nxënës, studentë dhe studiues, punëtorë të kualifikuar, si dhe punëkërkues. Mënyra më e lehtë për t’u bërë rezident në Austri është përmes investimit.
Qipro
Blerja e një pasurie të patundshme me vlerë 300 mijë euro, është e mjaftueshme për një person që të plotësojë kriteret e para për të qenë rezident në këtë shtet.
Greqi
Greqia është e njohur për programin Golden Visa, i cili u jep të huajve të kualifikuar qëndrim në vend brenda 60 ditëve nga aplikimi. Investimi është një formë tjetër për të fituar lejen e qëndrimit.
Itali
Mënyra më e lehtë për t’u bërë rezident në Itali është duke investuar një shumë të caktuar parash në këtë vend. Një i huaj mund të investojë një minimum prej 2 milionë euro në obligacione të qeverisë italiane, një minimum prej 500,000 euro në aksione italiane, ose një minimum prej 1 milionë euro në projekte me interes publik në Itali.
Portugali
Të huajt mund të fitojnë rezidencën në Portugali përmes dy llojeve të investimeve – transferimit të kapitalit ose blerjes së një prone.
Spanjë
Spanja është një nga destinacionet më të kërkuara për investime, pasi vendi josh të huajt me plazhet e bukura, motin e nxehtë dhe historinë e pasur. Që të jesh rezident në Spanjë, duhet të paktën të blesh një pronë me vlerë 500 mijë euro.